Ghalibaf: Intriga e armiqve të Islamit do të kthehet mbi vetë ata
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit duke dënuar deklaratat ofenduese të presidentit të Francës ndaj personalitetit të Profetit të nderuar të islamit, ka theksuar se intriga e armiqve të Islamit do të kthehet mbi vetë ata.
Muhamed Ghalibaf në seancën plenare të ditës së hënë të Parlamentit Islamik të Iranit, deklaroi se armiqësia e pamatur e liderëve të Francës ndaj profetit të mëshirës Hazretit Muhamed s.a.v.s., ka lënduar zemrën e të gjithë besimtarëve myslimanë anë mbanë botës.
Ghalibaf shtoi: “Liderët e Francës të cilët nuk durojnë as fjalët më të vogël kundër vetes, tani për të treguar armiqësinë me Islamin dhe me të gjithë fetë qiellore, e kanë çuar në kulm të keqen dhe ofendimin ndaj simboleve të shenjta dhe kanë treguar se ata nuk kuptojnë asgjë nga virtytet njerëzore, mëshira, paqja dhe dashuria mes njerëzve. Drita e personalitetit të profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. nuk shuhet me veprime të tilla verbale dhe anti-njerëzore”.
Vlen të theksohet se presidenti francez Emmanuel Macron në një deklaratë jashtë normave diplomatike dhe principeve të demokracisë, ka deklaruar: “Franca do të vazhdojë të publikojë karikaturat ofenduese kundër personalitetit të profetit të Islamit”.