Zyrtari i lartë rus dënon vrasjen e shkencëtarit bërthamor iranian
(last modified Sat, 28 Nov 2020 19:00:49 GMT )
Nëntor 28, 2020 20:00 Europe/Tirane
  • Zyrtari i lartë rus dënon vrasjen e shkencëtarit bërthamor iranian

Duke reaguar ndaj vrasjes së shkencëtarit të madh bërthamor iranian, Mohsen Fakhrizadeh, një anëtar i Këshillit për Marrëdhëniet Ndëretnike të Rusisë, i cili vepron nën mbikëqyrjen e Presidentit Vladimir Putin, tha: "Kjo vrasje frikacake në tokën iraniane tregon se zhvillimi e shkencës dhe teknologjisë në Iran është shqetësues për shumë vende. "

Ndërsa i shprehu ngushëllimet e tij qeverisë dhe popullit Iranian me rastin e vrasjes së z. Fakhrizadeh, Ismail Shabanov tha: "“Është për të ardhur keq që një shkencëtar i madh si Fakhrizadeh është vrarë. " "Perëndimi dhe Izraeli nuk duan që shkenca të përparojë në Iran dhe mund të përdorin çdo veprim ose krim për të ndaluar përparimin e këtij vendi," shtoi ai. Duke u ndalur në një sulm të mundshëm të SHBA ndaj Iranit, anëtari i Këshillit për Marrëdhëniet Ndëretnike të Rusisë theksoi: "Edhe nëse Trump ndërmerr një hap të tillë, interesat amerikane në rajon do të kërcënohen seriozisht dhe ky do të jetë fundi i pranisë amerikane në Gjirin Persik dhe përfundimi i hegjemonisë amerikane në rajon. " Ai paralajmëroi se një sulm i SHBA ndaj Iranit do të shënonte fundin e ekzistencës së Izraelit dhe do të krijonte një situatë shumë të rrezikshme në botë.

 

Tags