Kinë: SHBA duhet të kthehet pa kushte në marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102090-kinë_shba_duhet_të_kthehet_pa_kushte_në_marrëveshjen_bërthamore
Kina ka bërë thirrje për një kthim ‘të pakushtëzuar’ të Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin, dhe për rifillimin e pajtueshmërisë së Uashingtonit me detyrimet e tij sipas marrëveshjes.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 08, 2020 16:29 Europe/Tirane
  • Kinë: SHBA duhet të kthehet pa kushte në marrëveshjen bërthamore

Kina ka bërë thirrje për një kthim ‘të pakushtëzuar’ të Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin, dhe për rifillimin e pajtueshmërisë së Uashingtonit me detyrimet e tij sipas marrëveshjes.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying i bëri komentet në një konferencë për shtyp në kryeqytetin Pekin, ndërsa ajo reagoi ndaj një thirrje të fundit nga Gjermania, një nga nënshkruesit evropianë, për një "marrëveshje bërthamore plus" me Iranin që do të përfshijnë gjithashtu programin e tij raketor dhe rolin rajonal. Hua e përshkroi marrëveshjen bërthamore si "shumë komplekse dhe të ndjeshme", duke shtuar se zbatimi i saj duhet të jetë parakushti i çdo zgjidhje politike dhe diplomatike të çështjes bërthamore të Iranit. "Ne shpresojmë që të gjitha palët të kenë parasysh tablonë e madhe, gjithmonë të qëndrojnë të qetë dhe të ushtrojnë përmbajtje, të konsolidojnë konsensusin për të ruajtur marrëveshjen bërthamore dhe të kërkojnë kthimin e pakushtëzuar të administratës amerikane në këtë marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe rifillimin e pajtueshmërisë nga pala amerikane, përfshirë heqjen e të gjitha sanksioneve përkatëse,” nënvizoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze.