Urime përvjetori i Ghadir Khum
Sot (e enjte) më 18 dhil-hixhe 1442 hixhri kameri që përkon me 29 korrik 2021, është dita e festës së Ghadir Khum, një prej festave të mëdha të myslimanëve.
Ghadir Khum quhet një vend mes Mekës dhe Medinës në të cilin Profeti i nderuar i Islamit, Hazreti Muhamed s.a.v.s. pas Haxhit Lamtumirës, e shpalli Imam Aliun (a.s.), imamin e parë të myslimanëve shiitë, zëvendës zë tij.
Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. gjatë kthimit nga Haxhi i fundit i tij, të gjithë myslimanët të cilët kishin marrë pjesë në ceremoninë e Haxhit, i mblodhi në vendin Ghadir Khum dhe në këtë vend me urdhrin e Zotit të madhëruar e shpalli Imam Aliun (a.s.) përgjegjës së trashëgimisë, vëlla dhe zëvendës të vetë.
Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. gjatë fjalimit të rëndësishëm në Ghadir Khum ka thënë: “Secili që më konsideron mua për zotëri të tij, tani e tutje Aliu është zotëria i tij”. Festa e Ghadir Khum e cila në burimet islame është përshkruar me emrin “Festa më e madhe”, mund të interpretohet edhe si festa më e madhe e të gjitha feve hyjnore, për arsye se ajo ditë konsiderohet rezultat i të gjitha përpjekjeve të engjëjve të Zotit.