Iranianët falin namazin e drekës në ditën e Ashuras
(last modified Thu, 19 Aug 2021 18:05:37 GMT )
Gusht 19, 2021 20:05 Europe/Tirane
  • Iranianët falin namazin e drekës në ditën e Ashuras

Ceremonitë e zisë u mbajtën në të gjithë Iranin të enjten për të shënuar përvjetorin e martirizimit të Imam Huseinit (a.s.), nipit të Profetit Muhamed (s.a.v.s.) dhe Imamit të tretë të myslimanëve shi'itë.

Ceremonitë e Ashures u mbajtën duke respektuar protokollet shëndetësore në kohën kur vendi po përballet me një rritje të vdekjeve nga COVID-19. Populli iranian mbajti zi sot për martirizimin e Imamit të tretë, ndërsa mbanin maska dhe respektonin protokollet e distancimit shoqëror në mënyrë që të parandalonin përhapjen e virusit vdekjeprurës. Zimbajtësit huseinianë në të gjithë Iranin Islamik falën namazin e drekës të Ashures në kujtim të martirizimit të Imam Huseinit (a.s). Në mesditën e Ashuras, kur Abu Thomame i kujtoi Imamit kohën e namazit të drekës, Imam Huseini (a.s) u gëzua nga ky veprim, u lut për të dhe tha: "Më kujtove namazin, Zoti të bëftë një nga falësit e namazit". Myslimanët shi'itë në të gjithë botën mbajnë zi në 10 ditët e para të muajit Muharrem. Dita kulmore e ceremonive të tyre të zisë është dita e 10 -të e njohur si Ashura kur Imam Huseini (a.s) dhe pasuesit e tij u martirizuan.

 

Tags