Ngushëllime për vdekjen e hazretit Fatime Masume (sa)
(last modified Tue, 16 Nov 2021 10:20:47 GMT )
Nëntor 16, 2021 11:20 Europe/Tirane
  • Ngushëllime për vdekjen e hazretit Fatime Masume (sa)

Dita e sotme (e martë), më 10 Rabiul’Thani të vitit 1443 Hixhri Kameri që përkon me 18 nëntorin e vitit 2021, është përvjetori i vdekjes së hazretit Fatime Masume (as) motra e dashur e imam Rezait (as), imami i tetë i myslimanëve shiitë.

Ceremonia e rastit organizohet në mauzoleun e hazretit Fatime Masume (sa) në qytetin Kum, në jug të Iranit. Me këtë rast qyteti i Kumit është zhytur në zi për vdekjen e vajzës së imam Kazemit (as) imamit të shtatë të shiitëve të botës.  Hz. Fatime Masume (sa) ishte motra e Imam Rezait (as), imami i tetë i myslimanëve shi'itë, dhe u përpoq të bashkohej me vëllain e saj në Khorasan të Iranit, por gjatë rrugës u sëmur dhe vdiq dhe u varros në qytetin Kum, ku ndodhet edhe mauzoleu i saj.  Me këtë rast radio shqiptare e RTV të Republikës Islamike të Iranit, shpreh ngushëllimet e sinqerta për të gjithë myslimanët dhe liridashësit e botës, për vdekjen e hazretit Fatime Masume (sa).

Tags