Josep Borrell mbështet Ukrainën në konfliktin me Rusinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i118604-josep_borrell_mbështet_ukrainën_në_konfliktin_me_rusinë
Shefi i diplomacisë evropiane ka theksuar se do të qëndrojë përkrah Ukrainës në konfliktin me Rusinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 06, 2021 13:23 Europe/Tirane
  • Josep Borrell mbështet Ukrainën në konfliktin me Rusinë

Shefi i diplomacisë evropiane ka theksuar se do të qëndrojë përkrah Ukrainës në konfliktin me Rusinë.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Josep Borrell, shefi i diplomacisë evropiane, në një intervistë me gazetën "La Republica" të Italisë, duke shprehur shqetësim në lidhje me rrethanat dhe situatën në kufijtë e Ukrainës, ka deklaruar: "Ukraina me siguri se është një partner dhe aleat i yni dhe ne qëndrojmë përkrah Ukrainës. Ne duhet të bëjmë përpjekje që të parandalojmë përkeqësimin e situatës".

Vlen të theksohet se tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit kohëve të fundit janë shtuar përsëri për shkak të konfliktit në Ukrainë. Duke marrë parasysh lëvizjen e forcave të Rusisë në kufijtë e Ukrainës, ekziston ky shqetësim në Evropë se Moska mund të sulmojë ushtarakisht këtë Ukrainën. Qeveria e Ukrainës ditën e premte ka paralajmëruar për një sulm të madh ushtarak të Rusisë, mirëpo Moska ka hedhur poshtë këto pretendime.