Shtohen rastet e infektimit me korona në MB
Me përhapjen koronavirusit në Londër, numri i rasteve të Covid-19 në Britani është rritur shumë.
Sipas Sky Neës, Agjencia Britanike e Sigurisë Shëndetësore njoftoi: Përqindja e personave të infektuar me Covid-19 në veriperëndim të vendit, tejkaloi atë të Londrës. Agjencia shtoi: “Gjatë festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri është dyfishuar numri i pacientëve koronar mbi moshën 85 vjeç që janë të shtruar në spital në këtë vend”. Sipas Agjencisë Britanike të Sigurimeve Shëndetësore, numri i personave mbi 70 vjeç në vend që kanë marrë dozën përforcuese mbetet në 90% dhe vetëm një e katërta e njerëzve nën moshën 30 vjeç kanë marrë dozën përforcuese të koronës. Ndërsa numri i të rinjve me korona të shtruar në spital rritet me një ritëm më të ngadaltë, ka të ngjarë që vala e re e Covid-19 në Britani, e cila filloi tek të rinjtë, tani të kalojë tek brezat e vjetër që janë më të prekshëm ndaj sëmundjes së rëndë. Sipas raportit, numri i njerëzve me Covid tani po rritet me shpejtësi në të gjitha pjesët e veriperëndimit të Britanisë, përfshirë Liverpoolin dhe Mançesterin. Zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar së fundmi njoftuan se një në 10 persona në Londër është i infektuar me virusin korona, sipas numrit të rasteve me Covid-19 në kryeqytetin britanik.