Përvjetori i lindjes së hazretit Fatime Zahra (sa)
(last modified Sun, 23 Jan 2022 08:16:32 GMT )
Janar 23, 2022 09:16 Europe/Tirane
  • Përvjetori i lindjes së hazretit Fatime Zahra (sa)

Sot më 20 Xhemadiul Thani të vitit 1443 sipas kalendarit hënor që përkon me 23 janarin e vitit 2022, është përvjetori i lindjes së hazretit Fatime Zahra (sa), vajza e profetit të nderuar të islamit (savs) dhe bashkëshortja e imam Aliut(as), imamit të parë të shiitëve të botës.

Hz. Fatime lindi më 20 Xhemadiul Thani në vitin 8 para hixhretit. Ajo u rrit dhe u edukua nga Profeti i nderuar hz. Muhamed (savs) dhe u martua me prijësin e besimtarëve Imam Aliun (a.s.), në shtëpinë e të cilit kreu më së miri misionin e saj si bashkëshorte dhe nënë duke rritur dhe edukuar njerëz të mëdhenj si Imam Hasani (a.s.), Imam Huseini (as) dhe hz. Zejneb (s.a.). Fatime Zahra në të gjitha aspektet është shembull për të gjitha gratë e botës dhe Imam Khomeini (r.a.), themeluesi i RII, ditëlindjen e hz. Fatime e emëroi Dita e nënës dhe Dita e gruas. Për këtë arsye, në këtë ditë të bekuar i gjithë Irani islamik përfshihet nga atmosfera e festës dhe gëzimit dhe në qendrat fetare dhe kulturore të vendit organizohen ceremoni të shumta festive. Me rastin e Ditës së Nënës dhe Ditës së Gruas, RTV i RII u shpreh urimet më të mira të gjithë myslimanëve dhe njerëzve liridashës dhe drejtësidashës të botës.

Tags