Nesër; Fillimi i "dhjetëditëshit të Faxhrit" të Revolucionit Islamik të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i121726
Nesër (e martë) 12 Bahman 1400 sipas kalendarit iranian, që përkon me 1 shkurt 2022, është fillimi i dhjetëditëshit të bekuar të Fitores së Revolucionit Islamik të Iranit.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Janar 31, 2022 19:57 Europe/Tirane
  • Nesër; Fillimi i

Nesër (e martë) 12 Bahman 1400 sipas kalendarit iranian, që përkon me 1 shkurt 2022, është fillimi i dhjetëditëshit të bekuar të Fitores së Revolucionit Islamik të Iranit.

43 vjet më parë në një ditë të tillë, më 12 Bahman 1357 hixhri shemsi (1 shkurt 1979), Imam Khomeini (r.a), themeluesi i madh i Republikës Islamike të Iranit, pas pesëmbëdhjetë vjet mërgimi dhe internimi, mes pritjes entuziaste të popullit, mbërriti në tokën iraniane. Dhjetë ditë pas mbërritjes së tij në Iran, më 11 shkurt 1979, Revolucioni i lavdishëm Islamik i Iranit fitoi. Për këtë arsye, nga data 12 Bahman, dita e mbërritjes së Imam Khomeinit në Iran e deri më 22 Bahman, që është dita e fitores së Revolucionit Islamik, është emërtuar “dhjetëditëshi i Faxhrit” dhe çdo vit në këto ditë zhvillohen festime të veçanta dhe ceremonitë e fitores së Revolucionit Islamik.