Presidenti i Iranit: Pavarësisht dëshirave të armiqve, vendi po përparon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i121822
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se pavarësisht dëshirave të armiqve, Irani po vazhdon rrugën e progresit, deklaroi: "Shpresojmë që me ndihmën e Zotit dhe duke vazhduar punën tonë të pandalshme, do ta ndryshojmë gjendjen aktuale të vendit".
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Shkurt 02, 2022 15:53 Europe/Tirane
  • Presidenti i Iranit: Pavarësisht dëshirave të armiqve, vendi po përparon

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se pavarësisht dëshirave të armiqve, Irani po vazhdon rrugën e progresit, deklaroi: "Shpresojmë që me ndihmën e Zotit dhe duke vazhduar punën tonë të pandalshme, do ta ndryshojmë gjendjen aktuale të vendit".

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë pas vizitës që zhvilloi pranë varrit të Imam Khomeinit (ra) ku shprehu nderimet e tij dhe bëri ripërtëritjen e besëlidhjes me idealet e Imam Khomejnit (ra) dhe pasi vizitoi varrezat e dëshmorëve, në një prononcim për media, deklaroi: "Imam Khomejni (ra) mbështetej te Zoti dhe kishte vëmendjen te potencialet dhe kapacitetet e popullit iranian. Imam Khomejni (ra) kishte besim te potencialet dhe kapacitetet e mëdha të vendit dhe gjithnjë vlerësonte se kusht për suksesin në vazhdim është uniteti dhe ruajtja e bashkimit kombëtar. Edhe sot, uniteti kombëtar mes të gjitha shtresave dhe grupeve të shoqërisë dhe autoriteteve shtetërore është kusht për të shënuar progres në të gjitha fushat".

Sejed Ebrahim Raisi shtoi: "Sot, ekzistojnë shumë rrugë dhe fusha për progres të cilat tregojnë se pavarësisht dëshirave të armiqve, vendi po vazhdon rrugën e progresit dhe përparimit dhe ne shpresojmë që me ndihmën e Zotit dhe fal begatisë së gjakut të dëshmorëve, do të mund ta ndryshojmë gjendjen aktuale të vendit. Ne jemi të bindur se duke u mbështetur te Zoti dhe duke u bazuar në potencialet dhe kapacitetet e vendit, sidomos te të rinjtë, do të mund ta realizojmë këtë qëllim".