Urime për ditëlindjen e Imam Mehdiut
(last modified Fri, 18 Mar 2022 07:58:19 GMT )
Mars 18, 2022 08:58 Europe/Tirane
  • Urime për ditëlindjen e Imam Mehdiut

Dita e sotme 15 Shaban e vitit 1443 Hixhri Kameri që përkon me  18 marsin e vitit 2022, është përvjetori i lindjes së bekuar të Imam Mehdiut, imami i 12-të dhe i fundit i myslimanëve shi'itë.

Imam Mehdiu ka lindur në gjysmën e muajit Shaban në vitin 255 Hixhri Kameri. Me këtë rast besimtarët iranianë në të gjithë Iranin islamik festojnë ditëlindjen e këtij hazreti, por këtë vit për shkak të pandemisë së Covid-19, ceremonitë dhe tubimet në qendrat fetare dhe kulturore të vendit janë kufizuar. Babai i Imam Mehdiut është Imam Hasan Askari (as) ndërsa nëna e tij është zonja e nderuar Narges (bija e një perandori romak). Pas martirizimit të Imam Hasan Askari (as) në vitin 260 hixhri, filloi periudha e mungesës së Imam Mehdiut e cila vazhdoi deri në vitin 329 hixhri. Gjatë kësaj periudhe, Hazreti Mehdi i ndoqi çështjet e njerëzve përmes katër të deleguarve të tij. Periudha e mungesës së madhe të Imamit të Kohës ka filluar në vitin 329 hixhri. Me urdhrin e Zotit të Plotfuqishëm, ky Imam i ndritur do të shfaqet për ta mbushur botën me drejtësi, dashuri dhe begati, kur ajo të jetë kapluar nga padrejtësitë, urrejtjet dhe mjerimi. Me rastin e ditëlindjes së Imam Mehdiut, radiotelevizioni shtetëror i Republikës Islamike të Iranit, shpreh urimet për të gjithë myslimanët në të gjithë botën dhe sidomos për myslimanët shi'itë.

Tags