Ghalibaf: Bisedimet bërthamore duhet të çojnë në përfitime të garantuara ekonomike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i125362-ghalibaf_bisedimet_bërthamore_duhet_të_çojnë_në_përfitime_të_garantuara_ekonomike
Kryetari i Parlamentit Islamike të Iranit theksoi: "Parlamenti iranian thekson se negociatat bërthamore duhet të çojnë në përfitime ekonomike të garantuara, të qëndrueshme dhe të konkrete për popullin e Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 10, 2022 13:32 Europe/Tirane
  • Ghalibaf: Bisedimet bërthamore duhet të çojnë në përfitime të garantuara ekonomike

Kryetari i Parlamentit Islamike të Iranit theksoi: "Parlamenti iranian thekson se negociatat bërthamore duhet të çojnë në përfitime ekonomike të garantuara, të qëndrueshme dhe të konkrete për popullin e Iranit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, "Muhamad Bagher Ghalibaf", kryetari i Parlamentit Islamike të Iranit, në seancën plenare të Kuvendit të sotëm (e diel) në fjalën e tij para mbledhjes, uroi Ditën Kombëtare të Teknologjisë Bërthamore për popullin iranian.

Kryeparlamentari iranian me këtë rast deklaroi: “Ndër përparimet e mëdha dhe të rëndësishme të industrisë bërthamore të Iranit në vitet e fundit të cilat janë arritur falë përpjekjeve të shkencëtarëve, veçanërisht shkencëtarëve bërthamorë të martirizuar në fusha të ndryshme, mund të përmendim prodhimin e radiomedikamenteve të teknologjisë së lartë dhe zhvillimin e teknologjive të ndryshme në këtë drejtim”.

Ghalibaf tha gjithashtu: “Në rrugën krenare të këtyre zhvillimeve, legjislatura e 11-të mënjanoi pengesa në rrugën e zhvillimit të industrisë bërthamore duke miratuar ligjin e veprimit strategjik dhe luajti rol të rëndësishëm duke hequr pengesat për përparimin dhe promovimin e arritjeve shkencore në këtë fushë".

Kryetari i Kuvendit të Iranit theksoi: "Përparimi bërthamor i vendit është një mbështetje e fortë për përfitimin ekonomik të kombit iranian".