Urime për ditëlindjen e imam Hasan Muxhtaba (as)
(last modified Sun, 17 Apr 2022 06:24:28 GMT )
Prill 17, 2022 08:24 Europe/Tirane
  • Urime për ditëlindjen e imam Hasan Muxhtaba (as)

17 Prilli i vitit 2022 që përkon me 15 Ramazanin të vitit 1443 H.K, është dita e lindjes së imam Hasan Muxhtaba (as) imamit të dytë të shiitëve të botës.

Sot të gjithë shiitët në botë, festojnë ditëlindjen e djalit të imam Aliut (as) dhe hazretit Fatime Zahra (as) i cili ka lindur në gjysmën e muajit të bekuar të Ramazanit. Pasi Profeti ndërroi jetë, imam Hasan Muxhtaba qëndroi pranë babait të tij dhe pas martirizimit të imam Aliut (as) në vitin 40 H.K mori përgjegjësinë e imametit të cilën e mbajti për 10 vjet dhe më në fund me anë të një komploti të Moavies ai u martirizuar në moshën 48 vjeçare. Me rastin e ditëlindjes së këtij imami, radiotelevizionit shtetëror i Iranit, shpreh urimet për të gjithë myslimanët dhe dashamirësit e Ehli Bejtit në të gjithë botën.

Tags