Nata e Kadrit dhe nata e martirizimit të Imam Aliut
(last modified Fri, 22 Apr 2022 18:55:28 GMT )
Prill 22, 2022 20:55 Europe/Tirane
  • Nata e Kadrit dhe nata e martirizimit të Imam Aliut

Sonte është nata e 21-të e muajit të shenjtë të Ramazanit, nata e dytë e Kadrit dhe njerëzit e të gjitha rajoneve të Iranit mblidhen nëpër xhamitë dhe vendet e tjera të adhurimit, për të marrë pjesë në ceremonitë e kësaj nate madhështore.

21 Ramazani 1443 hixhri kameri, që përkon me 23 prillin 2022, është përvjetori i martirizimit të Imam Aliut (as), Imamit të parë të myslimanëve shi'itë të botës. Në agimin e ditës së 19-të të Ramazanit, Ibn Mulxham Moradi, një pjesëtar i grupit Khavarixh, e goditi në kokë me shpatë të helmuar Imamin e ndritur, ndërsa Imam Aliu  po falte namazin e mëngjesit. Imami i parë i myslimanëve shi'itë, si pasojë e plagës së rëndë u martirizua dy ditë më vonë, në ditën e 21-të  të muajit të shenjtë të Ramazanit. Netët e 19, 21 dhe 23 te muajit të shenjtë të Ramazanit janë netët e Kadrit dhe myslimanët gjatë gjithë natës tubohen nëpër xhami duke lexuar Kur'an dhe duke iu lutur Zotit të Madhërishëm.

Tags