Ngushëllime për përvjetorin e martirizimit të Imam Xhafer Sadikut (as)
(last modified Thu, 26 May 2022 18:52:01 GMT )
May 26, 2022 20:52 Europe/Tirane
  • Ngushëllime për përvjetorin e martirizimit të Imam Xhafer Sadikut (as)

Nesër (e premte), 27 maj 2022, përkon me 25 Sheval 1443 Hixhri Kameri, është përvjetori  martirizimit të Imam Xhafer Sadikut (as), Imamit të gjashtë të myslimanëve shiitë të botës.

Imam Xhafer Sadiku (as), Imami i gjashtë shiit gjatë jetës së tij të bekuar, mundi të niste një lëvizje të madhe shkencore dhe kulturore dhe të forconte bazat shkencore të shkollës shiite. Në kohën kur mendimet anti-islame dhe shkatërruese ishin një rrezik i madh në rrugën e Islamit të pastër, Imam Xhafer Sadiku (as) me përpjekjet e tij shkencore pengoi përhapjen e mendimeve anti-islame. Ai duroi shumë vështirësi në themelimin e shkollës shiite për të krijuar një lëvizje të madhe të bazuar në themelet e së vërtetës islame dhe racionalitetit fetar. Radio-Televizioni i Republikës Islamike të Iranit u shpreh ngushëllimet të gjithë myslimanëve dhe njerëzve liridashës të botës për përvjetorin e martirizimit të Imam Xhafer Sadikut (as).

 

Tags