Terroristët e MEK sulmojnë korrespondentin e Press TV në Stokholm
(last modified Thu, 09 Jun 2022 18:56:44 GMT )
Qershor 09, 2022 20:56 Europe/Tirane
  • Terroristët e MEK sulmojnë korrespondentin e Press TV në Stokholm

Anëtarët e grupit terrorist anti-iranian, Organizata Muxhahedin-e-Khalk (MEK), kanë sulmuar reporterin dhe ekipin shoqërues të lajmeve të Press TV, të cilët ishin në kryeqytetin suedez për të përgatitur një raport mbi një ekspozitë të mbajtur në Stokholm mbi krimet e këtij grupi.

Gazetari i Press TV u sulmua të enjten ndërsa mbulonte një ekspozitë që shfaqte krimet e kryera nga grupi MEK. Press TV deklaroi se qeveria e Suedisë duhet të mbahet përgjegjëse për sigurimin e mbështetjes për terroristët e MEK, ndërkohë që nuk është në gjendje të ruajë sigurinë e ekipit të gazetarëve dhe reporterëve të rrjetit ndërkombëtar iranian Press Tv. Duke rrëfyer takimin me anëtarët e kultit terrorist, një nga organizatorët e ngjarjes tha se terroristët e MEK sulmuan me dhunë posterat dhe pankartat e ekspozitës, të cilat përshkruanin pjesë të mizorive të gjera të kryera nga ky kult i terrorit kundër civilëve iranianë. Policia suedeze më në fund arriti të arrestonte nëntë nga sulmuesit dhe liroi një numër të paspecifikuar prej tyre më pas. Një nga organizatorët tha se disa nga terroristët u kthyen dhe rifilluan sulmet pavarësisht paralajmërimeve të policisë.

 

Tags