5 milionë iranianë mund të marrin pjesë në marshimin e Arbainit
(last modified Fri, 10 Jun 2022 11:57:09 GMT )
Qershor 10, 2022 13:57 Europe/Tirane
  • 5 milionë iranianë mund të marrin pjesë në marshimin e Arbainit

Pesë milionë iranianë pritet të marrin pjesë në marshin e Arbainit, pas dhënies së pëlqimit nga ana e ministrit të brendshëm irakian për heqjen e vizave për udhëtimet tokësore me rastin e Arbainit.

20 Safar 1444 hixhri kameri që përklon me 17 shtator 2022, është Arbaini (përvjetori i të dyzetave) të martirizimit të Imam Husejnit (a.s.), imamit të tretë të myslimanëve shiitëve të botës dhe shokëve të tij besnikë në shkretëtirën e Qerbelasë. Shumë vizitorë nga vende të ndryshme të botës shkojnë në qytetin Qerbela të Irakut për të marrë pjesë në ceremoninë e marshit të Arbainit.
Shumë besimtarë myslimanë dhe pasues të feve të tjera hyjnore gjatë viteve të fundit, disa ditë para përvjetorit të të dyzetave të martirizimit të Imam Husejnit (a.s.), marshuan në këmbë nga qyteti i Naxhafit dhe qyteteve të tjera të Irakut, deri në qytetin Qerbela ku ndodhet varri i Imam Husejnit (a.s.).
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Maxhid Namxhu, zëvendësshefi i shtabit për zhvillimin dhe rindërtimin e objekteve të vendeve të shenjta, deklaroi: "Në dy vitet e fundit, vizitorët iranianë nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë në ceremoninë e Arbainit në Irak, ndërsa vitin e kaluar për shkak të rregullave dhe kufizimeve të pandemisë së virusit Korona, ceremonia e Arbainit u organizuar me pjesëmarrje të kufizuar të besimtarëve".
Duke folur në komitetin e selisë së Arbainit për pjesëmarrjen publike, akomodimin dhe ushqimin, Maxhid Namxhu tha se rreth pesë milionë vizitorë iranian do të marrin pjesë në këtë ngjarje të lavdishme këtë vit, me heqjen e vizave.
Në javët e fundit, autoritetet e Republikës Islamike të Iranit kanë zhvilluar konsultime të gjera me autoritetet irakiane për ta organizuar ceremoninë e marshit të Arbainit të Imam Husejnit në mënyrë sa më madhështore.
Çështja e vaksinimit të vizitorëve, dhënies së vizave dhe lehtësimi i organizimit, është shyrtuar në konsultim me zyrtarët iranianë dhe irakianë.

Tags