Urim me rastin e festës së madhe të Ghadir Khom-it
(last modified Sun, 17 Jul 2022 19:14:11 GMT )
Korrik 17, 2022 21:14 Europe/Tirane
  • Urim me rastin e festës së madhe të Ghadir Khom-it

Në natën e festës së madhe të Ghadir Khom-it , Irani është përfshirë nga entuziazmi dhe atmosfera festive.

Dita e nesërme (e hënë) 18 Dhilhaxhe e vitit 1443 H.K, që përkon me 18 Korrik 2022, është festa e Ghadir Khom-it që është një nga festat më të mëdha të muslimanëve. Ghadir Khom është një rajon mes Mekës dhe Medines ku Profeti i Nderuar i Islamit hz. Muhamed (s.a.v.s), pasi kreu haxhin e lamtumirës, e shpalli Imam Aliun si pasardhës të tij dhe prijës të besimtarëve. Profeti i Nderuar (s.a.v.s) dha urdhër që të gjithë haxhinjtë të ndalen në Ghadir Khom dhe e shpalli Aliun trashëgimtar, pasardhës, vëlla dhe prijës të besimtarëve nga ana e Zotit. Në fjalimin e tij, hz. Muhamed (s.a.v.s) deklaroi: " Për të gjithë ata që kam qenë prijës, pas meje Aliu do të jetë prijësi i tyre." Festa e Ghadir Khom-it, e cila në traditat islame interpretohet si Festa më e Madhe (bajrami më i madh), mund të interpretohet si Festa më e madhe e të gjitha feve hyjnore, sepse rezultati i përpjekjeve të të gjithë të dërguarve hyjnorë është realizuar në këtë ditë. Në natën e festës së Ghadir Khom-it, populli besimtar iranian tubohet nëpër qendrat fetare dhe kulturore ku organizohen ceremoni të shumta festive.

 

Tags