Rusia largohet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i130284-rusia_largohet_nga_stacioni_ndërkombëtar_hapësinor
Kreu i agjencisë ruse të hapësirës njoftoi të martën se vendi do të largohet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor pas vitit 2024.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 27, 2022 05:02 Europe/Tirane
  • Rusia largohet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Kreu i agjencisë ruse të hapësirës njoftoi të martën se vendi do të largohet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor pas vitit 2024.

Sipas Iran Press News Agency, "Yuri Borisov", kreu i "Roscosmos", agjencia ruse hapësinore, deklaroi të martën se vendi i tij do të largohet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor pas vitit 2024. Pas këtij viti Rusia, do të fillojë të krijojë stacion e vet hapësinor. Këtij lajmi iu përgjigj Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës e SHBA-së, “NASA”, e cila njoftoi se ende nuk ka marrë një “njoftim zyrtar” nga Rusia në lidhje me tërheqjen nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës. Bashkëpunimi midis Rusisë dhe Perëndimit në fushën e hapësirës është ulur në mënyrë drastike që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë. Tensionet midis organizatave hapësinore ruse dhe amerikane arritën kulmin kur presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se sanksionet kundër Moskës për shkak të luftës në Ukrainë do të përfshinin edhe programin hapësinor rus.  Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, ​​i cili është një model i bashkëpunimit ndërkombëtar midis Evropës, Japonisë, Amerikës dhe Rusisë, u krijua në vitin 1998.  Rusia luan një rol kyç në mbajtjen e stacionit në orbitë, por disa nga anijet e saj kozmike janë prekur nga sanksionet e reja perëndimore kundër Rusisë për luftën në Ukrainë.