Miliona muslimanë në mbarë botën mbajtën zi me rastin e Ashurasë
(last modified Mon, 08 Aug 2022 19:24:22 GMT )
Gusht 08, 2022 21:24 Europe/Tirane
  • Miliona muslimanë në mbarë botën mbajtën zi me rastin e Ashurasë

Miliona muslimanë në mbarë botën kremtuan Ashuren, e cila përkujton përvjetorin e martirizimit të Imam Huseinit (a.s), Imamit të tretë të muslimanëve shiitë dhe nipit të Profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të).

Myslimanët shiitë në mbarë botën gjithashtu respektojnë ritualet e zisë, ndërsa qindra mijëra pelegrinë nga Irani dhe vende të tjera shkojnë në qytetin e shenjtë irakian të Qerbelasë. Zimbajtësit huseinianë në mbarë Iranin Islamik falën në xhemat namazin e drekës së Ashures në kujtim të namazit të fundit të Imam Huseinit (a.s). Sot, e hënë, 8 gusht 2022, është dita e 10-të e muajit Muharrem e vitit 1444 H.K, dita e martirizimit të prijësit të dëshmorëve, Hazretit Imam Huseinit (a.s.), Imamit të tretë të shiitëve, i cili ra dëshmor më 10 Muharrem të vitit 61 H.K në Qerbela në moshën 57 vjeçare. Mesazhi më i rëndësishëm i namazit të drekës së Ashuras, i cili mbahet çdo vit në kujtim të namazit të fundit të Imam Huseinit (a.s) në mesditën e Ashures, është mbajtja gjallë e fesë islame dhe ringjallja e të gjitha vlerave të larta hyjnore dhe njerëzore në rrethanat më të vështira.

 

Tags