Arbaini Huseinian, Irani Islamik zhytet në zi dhe matem
(last modified Sat, 17 Sep 2022 06:19:41 GMT )
Shtator 17, 2022 08:19 Europe/Tirane
  • Arbaini Huseinian, Irani Islamik zhytet në zi dhe matem

Irani Islamik është zhytur në zi dhe matem gjatë Arbainit Huseinian, dita e 40-të pas martirizimit të Imam Huseinit (a.s) dhe shokëve të tij besnikë.

Sot (e shtunë), 20 Safar 1444 hixhri (17 shtator 2022), është dita e dyzetë pas martirizimit të Imam Huseinit (a.s), imamit të tretë të myslimanëve shi'itë të botës dhe i pasuesve të tij besnikë në shkretëtirën e Qerbelasë. Miliona pelegrinë nga e gjithë bota, përfshirë Republikën Islamike të Iranit, në këtë ditë hyjnë në qytetin e Qerbelasë në Irakun jugor për të marrë pjesë në ceremonitë e Arbainit. Populli i Iranit Islamik mban zi në ditën e 40-të të martirizimit të Prijësit të Dëshmorëve duke organizuar ceremoni të ndryshme zie. Këtë vit, më shumë se tre milionë pelegrinë iranianë kanë shkuar në Irakun fqinj për të marrë pjesë në ceremoninë vjetore të Arbainit, duke vendosur kështu një rekord të ri. Marshimi i Arbainit është tubimi më i madh paqësor vjetor në botë me pjesëmarrjen e miliona njerëzve nga vende të ndryshme, veçanërisht nga Irani. Ekspertët thonë se kjo është një përpjekje për të mbajtur gjallë lëvizjen e Qerbelasë, e cila është një lëvizje kundër terrorizmit, shtypjes dhe despotizmit.

 

Tags