Ershadi: Amerika nuk zbaton vendimin e gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë
(last modified Sat, 29 Oct 2022 13:10:30 GMT )
Tetor 29, 2022 15:10 Europe/Tirane
  • Ershadi: Amerika nuk zbaton vendimin e gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë

Ambasadorja dhe përfaqësuesja e përhershme e Iranit në OKB theksoi se Amerika nuk pranon të zbatojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për moszbatimin e sanksioneve ndaj sektorit të ushqimit dhe medikamenteve të Iranit dhe gjatë kësaj periudhe ka vendosur edhe sanksione shtesë në periudhën e pandemisë Corona.

Zahra Ershadi, përfaqësuesja e përhershme e Republikës Islamike të Iranit në OKB, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ka paraqitur pikëpamjet e Iranit në lidhje me procesin e aktiviteteve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Duke marrë parasysh faktin se politikat e ligjvënies, zbatimit dhe politikat gjyqësore të Amerikës kundër një vendi të pavarur, institucioneve, kompanive dhe pasurive të atij vendi, janë të paligjshme dhe shkelin shumë parime nga "Marrëveshja e Miqësisë, për Marrëdhënie Ekonomike dhe të Drejtat Konsullore të vitit 1955".

Republika Islamike e Iranit më 14 qershor të vitit 2016, ka dorëzuar një padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka deklaruar: "Qeveria e Amerikës me konfiskimin dhe uzurpimin e rreth 1.8 miliard dollarë të pasurive të Iranit në Amerikë, ka shkelur marrëveshjen e miqësisë".

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Zahra Ershadi në lidhje me këtë deklaroi: "Kemi dosje që kemi paraqitur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe njëra prej tyre është me titull "Disa prej pasurive të Iranit" që ka të bëjë me pasuritë e bllokuara të institucioneve, kompanive iraniane dhe autoriteteve qeveritare në gjykatat e Amerikës. Si rezultat i veprimeve ligjvënëse, ekzekutuese dhe gjyqësore të Amerikës në kuadër të shkeljes së hapur të parimeve juridike ndërkombëtare që është bërë shkak për heqjen e imunitetit nga autoriteti gjyqësor dhe ekzekutiv të qeverisë së Iranit dhe të disa institucioneve iraniane, në gjykatat amerikane janë krijuar disa dosje kundër qeverisë së Republikës Islamike të Iranit, kundër disa institucioneve dhe kompanive iraniane si dhe kundër disa autoriteteve shtetërore dhe si pasojë e këtyre veprimeve të paligjshme, janë bllokuar rreth 1.8 miliard dollarë nga pasuritë e Iranit duke përfshirë edhe pasuritë e Bankës Qendrore të Iranit".

Ershadi shtoi: "Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në shkurt të vitit 2019, ka deklaruar kompetencat e saj për vendimmarrje në lidhje me kërkesën e Republikës Islamike të Iranit në dosjen përkatëse me "Disa pasuri të Iranit".

Tags