Faghani do të drejtojë ndeshjen e Brazilit dhe Serbisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i135318-faghani_do_të_drejtojë_ndeshjen_e_brazilit_dhe_serbisë
Arbitri iranian Faghani do të drejtojë ndeshjen mes Brazilit dhe Serbisë në fazën e grupeve të Botërorit 2022 në Katar.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 23, 2022 07:14 Europe/Tirane
  • Faghani do të drejtojë ndeshjen e Brazilit dhe Serbisë

Arbitri iranian Faghani do të drejtojë ndeshjen mes Brazilit dhe Serbisë në fazën e grupeve të Botërorit 2022 në Katar.

Sipas Agjencisë iraniane të Lajmeve të Studentëve (ISNA), arbitri iranian “Alireza Faghani” do të drejtojë ndeshjen mes Brazilit dhe Serbisë në fazën e grupeve të Botërorit të Katarit 2022, që do të zhvillohet të enjten, më 24 nëntor. Ansorët e Faghanit në ndeshjen mes Brazilit dhe Serbisë do të jenë Mohammad Reza Abolfazli dhe Mohammad Reza Mansouri. Faghani ka arbitruar ndeshjen mes Brazilit dhe Serbisë në Botërorin e kaluar, si dhe kishte arbitruar edhe ndeshjet e klasifikimit të kupës dhe ndeshjen e rëndësishme mes Francës dhe Argjentinës në fazën e 18-të të Kupës. Kupa Botërore e Futbollit në Katar është Kupa e Botës e 22-të që filloi të dielën më 20 nëntor dhe do të vazhdojë deri më 18 dhjetor 2022. Kupa e Botës në futboll është ngjarja sportive më e ndjekur në botë dhe mbahet çdo katër vjet për të përcaktuar kampionin botëror të futbollit.