Trajneri i kombëtares iraniane të futbollit kundërshton reporterin e BBC
Trajneri i kombëtares iraniane të futbollit në një konferencë për shtyp para takimit me Uellsin protestoi ashpër kundër gazetarit të BBC.
Kombëtarja e futbollit të Iranit do të ndeshet sot me Uellsin në ndeshjen e dytë në Kupën e Botës Katar 2022. Sipas Agjencisë së Lajmeve të Studentëve iranianë (ISNA), sot para ndeshjes mes Iranit dhe Uellsit është mbajtur një konferencë për shtyp dhe nga skuadra iraniane, Karlos Kejrush, trajneri i kombëtares dhe Mehdi Taremi, ylli i kombëtares iraniane, doli para gazetarëve. Sipas rutinës së disa takimeve të fundit të ekipit kombëtar iranian të futbollit, disa gazetarë u përpoqën të devijojnë atmosferën e takimit nga diskutimi i futbollit dhe u munduan që trajnerit dhe lojtarëve të Iranit t'i bëjnë pyetje për çështje politike. Karlos Kejrush, i mërzitur nga pyetjet e gazetarit të BBC World, shkoi tek ai dhe protestoi ndaj tij. Kejrush e pyeti pse nuk bëri pyetje për atë që Amerika dhe Anglia bënë në Afganistan.