Përgjigja interesante e Carlos Queirosh ndaj një gazetari
Kryetrajneri i kombëtares iraniane të futbollit në Kampionatin Botëror të Futbollit në Katar i është përgjigje në mënyrë interesante pyetjeve me anime politike dhe anti-iraniane të një gazetari.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Carlos Queirosh, kryetrajneri i ekipit kombëtar të futbollit të Iranit, në përgjigje ndaj pyetjes së një gazetari në lidhje me kulturën dhe popullin e Iranit, deklaroi: "3000 vjet qytetërim është arsye e mjaftueshme për të treguar respekt ndaj historisë së Iranit. Unë nuk e di nëse ju e keni pas rastin në jetën tuaj që të viziton qytetet e bukura të Iranit si Shirazin dhe vendet e tjera të rëndësishme si kompleksin Perspolis, apo jo, por duhet ta dini se me të vërtetë këto vende janë të bukura, historike dhe shumë tërheqëse. Gjithashtu edhe në aspektin kulturor, në Iran ekzistojnë shumë karakteristika dhe çështje të ndryshme të cilat ju mund t'i kuptoni dhe kultura e Iranit me të vërtetë është e jashtëzakonshme".
Gazetarët e disa mediave si BBC gjatë ditëve të fundit janë përpjekur të bëjnë pyetje me anime të caktuara politike pranë futbollistëve dhe kuadrit teknik të ekipit kombëtar të futbollit të Iranit në Katar dhe të krijojnë atmosferë të pakëndshme për lojtarët. Kjo është në kohën kur presidenti i FIFA-s para fillimit të Kampionatit Botëror të Fubollit Katar 2022, me theks të veçantë ka kërkuar që të shmangen çështjet dhe atmosfera politika nga garat e futbollit.
Ekipi kombëtar i Iranit sot ka zhvilluar ndeshjen e dytë të tij kundër Uellsit në Kampionatin Botëror të Futbollit Katar 2022 të cilën e ka fituar me rezultat 2-0.