Bale: Është vërtet e vështirë të pranohet disfata kundër Iranit
(last modified Fri, 25 Nov 2022 18:07:57 GMT )
Nëntor 25, 2022 19:07 Europe/Tirane
  • Bale: Është vërtet e vështirë të pranohet disfata kundër Iranit

Gareth Bale, kapiteni i kombëtares së futbollit të Uellsit, pas humbjes kundër Iranit tha: “Kjo disfatë është me të vërtetë e vështirë për t'u pranuar dhe e vështirë për t'u përballuar”.

Sipas IRNA, Bale tha se gjendja mendore e ekipit është shumë e keqe, por nuk na mbetet gjë tjetër veçse të ngrihemi dhe të mendojmë për rrugën përpara. Ai shtoi: Irani ishte më i mirë se ne në pjesën e dytë dhe ata e merituan këtë fitore. Bale vazhdoi: “Ne e dimë që kualifikimi është shumë i vështirë, por ne do të luftojmë deri në frymën e fundit dhe shpresoj të marrim një rezultat të mirë kundër Anglisë”. Robert Page, trajneri i kombëtares së futbollit të Uellsit, gjithashtu pas humbjes së ekipit të tij ndaj kombëtares iraniane tha : Irani e meritonte të fitonte dhe fitorja e tij ishte plotësisht e drejtë. Ndërkohë, Federata Botërore e Futbollit (FIFA) në Twitterin e saj në përgjigje të kësaj fitoreje të vlefshme të kombëtares iraniane kundër Uellsit shkroi: “Kjo ishte një fitore e madhe për Iranin”.