Teherani organizon simpoziumin " Njëzëri me Kodsin"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i14149-teherani_organizon_simpoziumin_njëzëri_me_kodsin
Në prani të funksionarëve të lartë të Republikës Islamike të Iranit dhe anëtarëve të unionit ndërkombëtar të organizatave jo qeveritare mbështetëse të Palestinës nga 30 vende të botës, sot në Teheran ka nisur simpoziumi " Njëzëri me Kodsin".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 15, 2016 05:30 Europe/Tirane
  • Teherani organizon simpoziumin

Në prani të funksionarëve të lartë të Republikës Islamike të Iranit dhe anëtarëve të unionit ndërkombëtar të organizatave jo qeveritare mbështetëse të Palestinës nga 30 vende të botës, sot në Teheran ka nisur simpoziumi " Njëzëri me Kodsin".

Ky simpozium bëhet me qëllim mbështetjen e popullit të përvuajtur palestinez dhe në fund të tij do të nxirret një rezolutë në mbështetje të çështjes palestineze dhe xhamisë Al Aksa. Muhamed Asi imami i xhumasë në qytetin Uashington dhe znj. Afaf Hakim kryetarja e sektorit të femrave në lëvizjen e rezistencës islamike libaneze Hezbullah, si dhe disa hebrenj kundërshtarë të sionistëve në Amerikë dhe në Angli marrin pjesë në simpoziumin ndërkombëtar " Njëzëri me Kodsin. Unioni ndërkombëtar i organizatave jo qeveritare mbështetëse të Palestinës është krijuar në vitin 2001 në Teheran dhe deri tani në të janë anëtarësuar 35 organizata joqeveritare ndërkombëtare. Sejed Abdullah Huseini, sekretari i këtij simpoziumi thotë se unioni mban takime një herë në dy vjet në vende të ndryshme të botës.