Deklarata e Ambasadës iraniane në Stokholm, dënon përdhosjen e Kuranit të Shenjtë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i146104-deklarata_e_ambasadës_iraniane_në_stokholm_dënon_përdhosjen_e_kuranit_të_shenjtë
Ambasada e Republikës Islamike të Iranit në Stokholm dënoi ashpër përdhosjen me urrejtje të Kuranit të Shenjtë dhe çdo lloj urrejtjeje ndaj vendeve të shenjta islame.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 01, 2023 19:49 Europe/Tirane
  • Deklarata e Ambasadës iraniane në Stokholm, dënon përdhosjen e Kuranit të Shenjtë

Ambasada e Republikës Islamike të Iranit në Stokholm dënoi ashpër përdhosjen me urrejtje të Kuranit të Shenjtë dhe çdo lloj urrejtjeje ndaj vendeve të shenjta islame.

Në tekstin e deklaratës së Ambasadës iraniane në Suedi, thuhet: Në të njëjtën kohë me Kurban Bajramin, në Suedi edhe një herë u bëmë dëshmitarë të një akti të urrejtës dhe fyerjes ndaj Kuranit të Shenjtë që është libri i shenjtë i rreth dy miliardë myslimanëve dhe është një libër i respektuar nga miliarda njerëz të tjerë. Kjo ngjarje lëndoi të gjithë botën dhe në mendjen e të gjithëve krijoi shumë arsye për ta dënuar këtë akt në një vend si Suedia. Në këtë deklaratë thuhet se përdhosja e Kuranit të Shenjtë të myslimanëve nuk pranohet me asnjë arsyetim dhe justifikim dhe ndjenjat e një numri të panumërt njerëzish nuk duhet të lëndohen me asnjë pretekst, duke lejuar një grup të vogël që përhap urrejtje dhe që shkatërron mundësinë për dialog dhe humanizëm. Sipas deklaratës së ambasadës iraniane, nga Suedia pritet të parandalojë përsëritjen e sjelljeve anti-islame në këtë vend, duke mbyllur rrugët e keqpërdorimit të lirisë së shprehjes.