Korrik 04, 2023 10:06 Europe/Tirane
  • Ngrihet një aktakuze prej 700 faqesh për krimet e hipokritëve të MEK

Prokurori i Përgjithshëm i Iranit tha: Aktakuza me 700 faqe për rastin e krimeve të hipokritëve është dërguar në gjykatë dhe shpresojmë që gjykata ta shqyrtojë me kujdes këtë çështje.

Hoxhat-ul-Islam Mohammad Jaafar Montazeri, Prokurori i Përgjithshëm i Iranit, në një intervistë për Klubin e Gazetarëve të Rinj, tha: Irani është mjaft serioz në përballjen me rrjedhën e hipokritëve të MEK, e cila për fat të keq, në fillim të revolucionit u mbështet nga arroganca perëndimore dhe në vitet pas tij, veçanërisht nga viti 1960 e deri më tani, kjo mbështetje ka vazhduar. Ai deklaroi se Irani nuk do tërhiqet nga ndjekja e çështjes së krimeve të hipokritëve dhe tha: Krimet e kryera nga këta kriminelë së bashku me elementët e tjerë të arrogancës, kanë çuar në martirizimin e 17 mijë njerëzve të dashur të Iranit. Hoxhatul-Islam Montazeri tha: Përballja me hipokritët dhe ndjekja e krimeve të tyre është një çështje që populli i Iranit, sistemi i Republikës Islamike të Iranit dhe sistemi gjyqësor nuk do ta anashkalojnë asnjëherë. Ai shtoi: Kjo çështje ka shkuar në gjykatë me një aktakuzë prej 700 faqesh dhe shpresojmë që gjykata ta shqyrtojë me kujdes atë dhe të dënojë të gjithë elementët që kanë qenë të përfshirë në këto krime dhe kanë kryer krime. Në fund, Prokurori i Përgjithshëm i Iranit tha: Bota është dëshmitare, se hipokritët janë mbështetur nga e gjithë arroganca, si në kohën kur ata bënin krime në Iran, ashtu edhe pasi u larguan nga Irani. Arroganca i mbështeti ata me aq sa mundi.  Ai tha: Më në fund, më 20 qershor, këta kriminelë u përballën me një plumb të padukshëm dhe dashtë Zoti, çështjet e fundit do të jenë fillimi i shkatërrimit të këtij grupi.

Tags