Konferenca ndërkombëtare e “Fëmijëve Hosseini” në Iran dhe 45 vende të botës
(last modified Tue, 18 Jul 2023 18:27:33 GMT )
Korrik 18, 2023 20:27 Europe/Tirane

Konferenca ndërkombëtare “Fëmijët Hosseini” do të mbahet njëkohësisht në të premten e parë të muajit Muharrem në Iran dhe 45 vende të botës.

Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press; Davoud Manafipour, Sekretari i Asamblesë Botërore të Hazretit Ali Asghar (as) në një konferencë për shtyp duke shpjeguar planet e Konferencës “Fëmijët Hosseini”në prag të muajit Muharrem tha: Këtë vit në muajin Muharrem  në Iran dhe në 45 vende të botës do të mbahen 8000 Konferenca të quajtur “Fëmijët Hosseini” dhe këtë vit patjetër që do të arrijmë shifrën e 8 milionë pjesëmarrësve në botë. Manafipour vuri në dukje se këtë vit më shumë se njëqind punishte të veshjeve dhe paketimit janë aktive në të gjithë vendin, qendra e të cilave është në Teheran, shtoi: Njëqind e njëzet mijë rroba janë qepur dhe dërguar jashtë vendit. Ceremonia Botërore Fëmijët Hosseini, është një nga ceremonitë fetare në muajin Muharrem, e cila mbahet nga muslimanët e botës në kujtim të fëmijëve dëshmorë në ditën e Ashures, përfshirë këtu Iranin, Indinë, Pakistanin, Irakun, Arabinë Saudite, Turqinë dhe Afganistanin. Kjo ceremoni organizohet në të premten e parë të muajit Muharrem. Në ceremoninë botërore “Fëmijët Hosseini”, nënat tregojnë dashurinë dhe përkushtimin e tyre ndaj familjes së imamëve duke veshur rroba të ngjashme me foshnjat e tyre dhe duke lidhur shirita në ballë me emrin e shenjtë të Hazretit Ali Asgar (a.s.). Gjithashtu, duke marrë pjesë në ceremoni vajtimi, nënat së bashku me foshnjat vajtojnë për ndër të Hazretit Rabab (paqja qoftë mbi të), nënën e Hazret Ali Asgar (as). Hazreti Ali Asgar (as) është djali më i vogël i Imam Huseinit (AS), imamit të tretë të shiitëve, i cili ra dëshmor në Qerbela më 10 Muharrem të vitit 61 hixhri në moshën gjashtë muajshe. Nesër (e mërkurë), 19 korrik 2023, është dita e parë e Muharremit të vitit 1445 H.K.

 

 

 

Tags