Rupert Murdoch jep dorëheqjen si kryetar i Fox dhe News
(last modified Fri, 22 Sep 2023 06:21:22 GMT )
Shtator 22, 2023 08:21 Europe/Tirane
  • Rupert Murdoch jep dorëheqjen si kryetar i Fox dhe News

Rupert Murdoch Rupert Murdoch, miliarderi 92-vjeçar amerikan, po largohet nga kryesimi i dy kompanive mediatike, News Corp. dhe Fox Corp. , degë e të cilave është Fox News.

Në deklaratën e përbashkët të dy kompanive thuhet se kryetar i dy kompanive në vend të babait do të jetë Lachlan Murdoch, djali i Rupert Murdoch. Rupert Murdoch, 92 vjeç, ka një marrëdhënie të ngushtë me Partinë Republikane Amerikane. Dorëheqja e Rupert Murdoch nga kryesia e “News Corp” dhe “Fox Corp” do të zyrtarizohet në mesin e nëntorit në mbledhjen e aksionerëve të këtyre dy kompanive. Rupert Murdoch pas kësaj supozohet të jetë kryetari nderi i dy kompanive. Ai do të largohet nga presidenca e dy kompanive të tij mediatike ndërsa Partia Republikane e Amerikës përgatitet për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Ish-kryeministri australian Malcolm Turnbull të premten tha se Murdoch kishte lënë një "ferr të një trashëgimie", duke argumentuar se pa Fox dhe News Corp, Britania ndoshta nuk do të ishte larguar nga Bashkimi Evropian dhe Donald Trump nuk do të bëhej president. Rupert Murdoch u bë një figurë me ndikim në politikën amerikane me krijimin e Fox News në vitin 1996. Përveç Fox News, ai lançoi Fox Broadcasting Network, i cili sfidoi tre mediat kryesore, ABC, CBS dhe NBC, me programe të suksesshme si The Simpsons. Ai zotëron gjithashtu Ëall Street Journal dhe New York Post.