Tetor 02, 2023 20:23 Europe/Tirane
  • 17 Rabi El-Evvel, ditëlindja e Profetit të Islamit (savs)

Nesër (e martë) 17 Rabi El-Evel është ditëlindja e Profetit të Islamit (savs) dhe po ashtu ditëlindja e bekuar e Imam Xhafer Sadikut (a.s), Imami i gjashtë i shiitëve të botës.

Nesër (e martë) më 17 Rabiul Evvel të vitit 1445 hixhri është përvjetori i lindjes së Hazretit Muhamed Mustafa (savs), profetit të dashur të Islamit dhe ditëlindja e bekuar e Imam Xhafer Sadikut (a.s), imamit të gjashtë të shiitëve. Populli në provinca të ndryshme të Iranit Islamik, si shiitë ashtu edhe sunitët, në natën e lindjes së Hazretit Muhamed Mustafa (savs), profetit të dashur të Islamit, dekorojnë xhamitë, shtëpitë, rrugët dhe dyqanet me flamuj dhe drita shumëngjyrëshe, për të  festuar përvjetorin e lindjes së profetit të fundit hyjnor, Hazretit Muhamed. Pjesëmarrja e muslimanëve shiitë dhe sunitë në Iran në festimin e lindjes së Profetit të Shenjtë (a.s.) tregon rëndësinë e ndjeshmërisë dhe solidaritetit të Umetit Islam. Sunitët datën 12 të Rabiul Evvelit dhe Shiitët datën 17 të këtij muaji e konsiderojnë si ditëlindjen e Profetit të dashur të Islamit (savs). Hazreti Imam Khomeini (r.a.), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, i cili ishte një nga lajmëtarët e unitetit në botën islame, e përdori këtë çështje për të bashkuar dhe afruar medhhebet islame dhe intervalin midis këtyre dy datave ( 12 deri më 17 të Rabiul-Evvelit) e quajti "Java e Unitetit".

Tags