Të ftuarit e Konferencës së Unitetit Islam mirëpritën librat e Ehli Bejtit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i149266
Mysafirët pjesëmarrës në Konferencën e 37-të Ndërkombëtare të Unitetit Islam mirëpritën librat e prezantuar në departamentin e Asamblesë Botërore të Ehli Bejtit (as) me temën e jetës së imamëve.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Tetor 04, 2023 11:16 Europe/Tirane
  • Të ftuarit e Konferencës së Unitetit Islam mirëpritën librat e Ehli Bejtit

Mysafirët pjesëmarrës në Konferencën e 37-të Ndërkombëtare të Unitetit Islam mirëpritën librat e prezantuar në departamentin e Asamblesë Botërore të Ehli Bejtit (as) me temën e jetës së imamëve.

Javën e kaluar në sallën e samitit filloi Konferenca e 37-të Ndërkombëtare për Unitetin e Islamit, me prezencën e mendimtarëve, elitave dhe intelektualëve nga 41 shtete, ku tema e kësaj konference është bashkëpunimi islam për arritjen e vlerave të përbashkëta. Në ekspozitën e librit të Ehli Bejtit, janë ngritur më shumë se 15 departamente me libra të organizatave dhe institucioneve, duke përfshirë Sekretariatin e Këshillit të Planifikimit të Shkollave të Shkencave Fetare Suni dhe qendra e menaxhimit të seminareve. Konferenca e 37-të Ndërkombëtare e Unitetit Islamik u mbajt në dy pjesë: takime virtuale dhe ballë për ballë. Sipas IRNA, Qasim Koushakbaghi, kreu i departamentit të librave të Asamblesë Botërore të Ehli Bejtit (as) në ekspozitën e Konferencës së 37-të të Unitetit Islam, tha: Mysafirët mirëpritën librat e Ehli Bejtit në gjuhët urdu dhe pashtu dhe librat e përkthyer në arabisht u mirëprit nga disa të ftuar arabisht-folës.