Janar 25, 2024 09:08 Europe/Tirane
  • Urime për ditëlindjen e Imamit të parë të myslimanëve shiitë në botë!

I gjithë Irani islamik është përfshirë nga atmosfera festive në natën e përvjetorit të lindjes së Imamit të parë të myslimanëve shiitë të botës.

Sot më 13 Rexheb, është përvjetori i lindjes së prijësit të myslimanëve, hz. Ali (a.s), imamit të parë të myslimanëve shiitë të botës. Hz. Ali bin Ebi Taleb lindi më 13 Rexheb brenda në Qabe pasi muri i Qabes u hap për nënën e tij Fatime bent Asad. Gjatë rinisë së tij, Imam Aliu a.s u edukua nga Profeti i nderuar i Islamit (s.a.v.s) dhe ishte personi i parë që pranoi fenë islame dhe ka qenë shoqëruesi kryesor i Profetit në të gjitha fazat e  përhapjes së fesë islame. Në kalendarin e RII përvjetori i lindjes së Imam Aliut (as) është shënuar si 'Dita e Babait'. Në këtë ditë të bekuar populli besimtar iranian tubohet nëpër xhami dhe qendra kulturore dhe fetare, për të organizuar ceremoni festive dhe për të nderuar pozitën dhe rolin e babait. Me rastin e kësaj dite të bekuar edhe RTV i RII u shpreh urimet më të sinqerta të gjithë myslimanëve dhe të gjithë njerëzve liridashës dhe drejtësidashës në botë.

Tags