Fillon regjistrimi i kandidatëve për Zgjedhjet e 14-ta Presidenciale në Iran
Sot, në orën 8 të mëngjesit, në Ministrinë e Brendshme ka nisur regjistrimi i kandidatëve për zgjedhjet e 14-ta presidenciale në Iran.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, sot në orën 8:00, në Ministrinë e Brendshme ka nisur zyrtarisht regjistrimi i kandidatëve për mandatin e 14-të presidencial.
Regjistrimet do të vazhdojnë nga data 30 maj deri më 3 qershor çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 18:00 në Shtabin Zgjedhor të vendit dhe mund të regjistrohen kandidatët që kanë kualifikimet e nevojshme sipas njoftimit të Këshillit Kushtetues dhe Ministrisë së Brendshme.
Mbledhja e parë e komiteteve ekzekutive të Zgjedhjeve të 14-ta Presidenciale është mbajtur paraditen e së hënës së 27 majit nën kryesimin e Ministrit të Brendshëm, Ahmed Vahidi.
Gjithashtu, më 29 maj, Ministri i Brendshëm emëroi me vendime të veçanta anëtarët e Shtabit Zgjedhor për mandatin e 14-të të Presidencës.
Pas rënies dëshmor të Ajetullah Sejid Ebrahim Raisi, presidentit dhe kreut të qeverisë së 13-të, si dhe të delegacionit që e shoqëronte në rrëzimin e helikopterit më 19 maj, sipas nenit 131 të Kushtetutës, zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen brenda 50 ditëve me vendim të një këshilli të përbërë nga krerët e Gjyqësorit dhe Legjislativit, si dhe zëvendëspresidenti i parë.
Sipas vendimit të këtij këshilli, fushatat e kandidatëve për president do të nisin më 12 qershor dhe do të vazhdojnë deri më 27 qershor, ndërsa Zgjedhjet e 14-ta Presidenciale do të mbahen më 28 qershor në të gjithë Iranin.