Erdogan: Duhet të ndalet terrorizmi i Izraelit në rajon
(last modified Wed, 31 Jul 2024 17:11:00 GMT )
Korrik 31, 2024 19:11 Europe/Tirane
  • Erdogan: Duhet të ndalet terrorizmi i Izraelit në rajon

Presidenti i Turqisë ka dënuar ashpër atentatin terrorist ndaj Ismail Hanije, shefit të zyrës politike të Rezistencës Islamike të Palestinës dhe ka deklaruar se ky krim është kryer në kuadër të përpjekjeve për ta zhdukur çështjen e Palestinës dhe për dobësimin e moralit të rezistencës në Rripin e Gazës, prandaj duhet t'i jepet fund terrorit të Izraelit në rajon.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Rexheb Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, sot në rrjetet sociale ka shkruar: "E dënoi ashpër atentatin terrorist ndaj Ismail Hanije, shefit të zyrës politike të Hamas, në Teheran dhe ky sulm terrorist është kryer në kuadër të përpjekjeve për ta zhdukur çështjen e Palestinës, për ta dobësuar moralin e rezistencës madhështore të Gazës dhe për të krijuar frikë në mesin e luftëtarëve palestinezë".

Erdogan gjithashtu ka shkruar: "Qëllimi i këtij sulmi terrorist është ashtu sikur i sulmeve të tjera frikacake që janë kryer më parë si ndaj Shejkh Ahmed Jasin, Abdulaziz Al-Rantisi dhe ndaj shumë liderëve të tjerë politikë në Rripin e Gazës, mirëpo ashtu sikur që kanë dështuar deri më tani sulmet dhe dhuna barbare e sionistëve, edhe kësaj here ata nuk do të realizojnë qëllimet e tyre".

Erdogan shtoi: "Me mbështetje më të fuqishme të botës islame dhe me unitetin më të madh njerëzor, shpresojmë që të marrë fund dhuna dhe gjenocidi në Gaza dhe veprimet terroriste që ka filluar Izraeli në rajon dhe rajoni ynë dhe e tërë bota do të arrijë në qetësi dhe siguri. Turqia me të gjitha kapacitetet dhe mundësitë e saj do të mbështesë vëllezërit e vet palestinezë dhe Ankaraja zyrtare do të vazhdojë përpjekjet për themelimin e shtetit të lirë, të pavarur dhe sovran të Palestinës me kryeqytet Kudsin e shenjtë. Për vëllain tim të martirizuar lutëm pranë Zotit, ndërsa shprehu ngushëllimet e mira për familjarët e tij dhe për vëllezërit tanë në Gaza dhe në të gjithë Palestinës e në botën islame".

Më parë Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë në një deklaratë ka theksuar: "Dënojmë ashpër martirizimin e Ismail Hanije, shefit të zyrës politike të Rezistencës Islamike të Palestinës gjatë një atentati terrorist frikacak në Teheran".

Në këtë deklaratë thuhet: "Edhe një herë u vërtetua se kabineti i Beniamin Netanjahut, kryeministrit izraelit, nuk synon vendosjen e paqes. Atentati terrorist ndaj Ismail Hanije në kryer në kuadër të përpjekjes për zgjerimin e luftës së Rripit të Gazës në të gjithë rajonin. Ne shprehim ngushëllime për popullin e Palestinës, i cili ka dhuruar me qindra mijëra dëshmorë si Ismail Hanije dhe do të vazhdojë këtë rrugë deri në themelimin e shtetit të pavarur të Palestinës".

Tags