Reagimi i komandantëve ushtarakë iranianë ndaj Trump
Dhoma prej qelqi e Amerikës nuk është e sigurt
-
Djathtas: Gjeneral Major Salami - Majtas: Gjeneral Haxhizade
ParsToday - Komandanti i Forcave Ajrore të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik iu drejtua zyrtarëve amerikanë: "Një person nga një dhomë prej qelqi nuk hedh gurë ndaj askujt".
Ditët e fundit presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë deklarata kërcënuese kundër Republikës Islamike të Iranit, deklarata këto që janë përballur me një reagim serioz nga komandantët ushtarakë iranianë.
Në lidhje me këtë, dhe sipas Pars Today, të hënën, gjatë ceremonisë së namazit të Fitër Bajramit në Teheran, gjeneral Amir Ali Haxhizade, komandanti i Forcave Ajrore-Hapsinore të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik, në reagim ndaj kërcënimeve të fundit të SHBA-së kundër Iranit, deklaroi: "Amerikanët kanë 10 baza në rajon dhe të paktën rreth Iranit me 50,000 trupa dhe kjo do të thotë se ata janë ulur në një dhomë prej qelqi".
Gjeneral Haxhizade theksoi: “Një person nga një dhomë prej qelqi nuk gjuan askënd me gurë".
Gjeneralmajor Husejn Salami, komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, gjithashtu të hënën, duke iu referuar kërcënimeve të armiqve kundër Iranit, deklaroi se ky veprim është një përsëritje e një zakoni të dështuar; sepse armiqtë nuk kanë mësuar nga ngjarjet e kaluara.
Më herët, gjatë marshimit të Ditës Ndërkombëtare të Kudsit, gjeneralmajor Sejed Abdolrahim Mousavi, komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, foli për gatishmërinë e plotë të Forcave të Armatosura të Iranit për t'u përballur me kërcënimet e mundshme kundër Iranit dhe tha se Forcat e Armatosura iraniane janë gjithmonë në nivelin më të lartë të gatishmërisë për t'u përballur me kërcënimet e armikut.
Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Çdo veprim armiqësor kundër Iranit do të përballet me kundërpërgjigje të prerë dhe të ashpër".