Araghchi: Irani u qëndron pranë të gjithë vëllezërve dhe motrave myslimanë
-
Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Seyyed Abbas Araghchi
Pars Today - Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, në një mesazh theksoi se Irani u qëndron pranë të gjithë vëllezërve dhe motrave myslimanë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Seyyed Abbas Araghchi, ka udhëtuar për në Doha të Katarit për të marrë pjesë në Takimin Urgjent të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve islamo-arabe.
Sipas Pars Today, Araghchi, në një mesazh në rrjetin social X shkroi: “Republika Islamike e Iranit i qëndron pranë Katarit dhe, në fakt, të gjithë vëllezërve dhe motrave myslimanë, veçanërisht në përballjen me belanë që kërcënon të gjithë rajonin.”
Takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik filloi të dielën, më 14 shtator, në Doha, kryeqytetin e Katarit, me praninë e ministrit të Punëve të Jashtme të Iranit për të trajtuar çështjen e agresionit ushtarak të regjimit sionist kundër Katarit.
Takimi urgjent i Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve islamo-arabe u mbajt me kërkesë të Katarit për të trajtuar çështjen e agresionit ushtarak të regjimit sionist kundër këtij vendi.
Ky takim është një prelud i Samitit të krerëve të vendeve islamo-arabe, i cili do të mbahet të hënën. Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, do të marrë pjesë gjithashtu në këtë samit.