Baghaei: Nuk ka proces negociatash midis Iranit dhe SHBA-së
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i174394-baghaei_nuk_ka_proces_negociatash_midis_iranit_dhe_shba_së
ParsToday - Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka reaguar ndaj pretendimit të presidentit të SHBA-së në lidhje me negociatat me Teheranin.
(last modified 2025-11-19T16:03:13+00:00 )
Nëntor 19, 2025 17:00 Europe/Tirane
  • Esmail Baghaei, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit
    Esmail Baghaei, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit

ParsToday - Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka reaguar ndaj pretendimit të presidentit të SHBA-së në lidhje me negociatat me Teheranin.

Sipas ParsToday, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghai ka reaguar në lidhje me pretendimin e presidentit të SHBA-së Donald Trump në lidhje me negociatat me Iranin, dhe deklaroi: "Aktualisht, nuk ka asnjë proces negociatash midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke iu referuar historisë së shkeljeve të përsëritura të premtimeve nga SHBA-ja dhe kërkesave arrogante të Uashingtonit, Ismail Baghaei deklaroi: "Siç e ka theksuar vazhdimisht ministri i Jashtëm, Sejed Abbas Araghchi, negociatat me një palë që nuk beson në natyrën dypalëshe të negociatave, me një palë që mburret me veprim të paligjshëm të saj në agresionin ushtarak kundër Iranit dhe vrasjen e fëmijëve iranianë, dhe qartësisht kërkon të imponojë kërkesat e veta, nuk kanë asnjë justifikim logjik".

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit iu përgjigj gjithashtu një pyetjeje tjetër në lidhje me mesazhin e dërguar nga presidenti iranian Masoud Pezeshkian për princin e Kurorës të Arabisë Saudite dhe lidhjen e atij mesazhi me vizitën e princit të Kurorës Saudite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë: "Ky mesazh kishte vetëm një përmbajtje dypalëshe dhe përmbante mirënjohjen e Republikës Islamike të Iranit ndaj Arabisë Saudite për shërbimet e ofruara për haxhinjtë  iranianë gjatë ceremonisë së Haxhit të vitit të kaluar dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe koordinimit për mbajtjen me sukses të ceremonisë së Haxhit të këtij viti".