Khaxhe Nasir al-Din Tusi; një gjeni nga populli iraniane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i176204-khaxhe_nasir_al_din_tusi_një_gjeni_nga_populli_iraniane
ParsToday – Data 5 esfand në kalendarin iranian që përkon me 24 shkurt këtë vit, është dita e përkujtimit Khaxhe Nasir al-Din Tusi, emri i të cilit është i lidhur me zhvillimin e shkencës në Iran.
(last modified 2026-02-24T16:23:21+00:00 )
Shkurt 23, 2026 18:02 Europe/Tirane
  • Khaxhe Nasir al-Din Tusi, shkencëtar iranian
    Khaxhe Nasir al-Din Tusi, shkencëtar iranian

ParsToday – Data 5 esfand në kalendarin iranian që përkon me 24 shkurt këtë vit, është dita e përkujtimit Khaxhe Nasir al-Din Tusi, emri i të cilit është i lidhur me zhvillimin e shkencës në Iran.

Khaxhe Nasir al-Din Tusi, një filozof, teolog, matematikan, astronom dhe inxhinier i cili jo vetëm që zgjeroi kufijtë e shkencës, por gjithashtu solli racionalitet për njerëzimin gjatë periudhave më kritike të historisë. Ditëlindja e tij, 5 esfand (24 shkurt), është përcaktuar si "Dita e Inxhinierit" në kalendarin iranian. Ky artikull nga ParsToday hedh një vështrim mbi biografinë e Khaxhe Nasir al-Din Tusi.

Lindja në Iran dhe udhëtimi për në Irak

Më 5 esfand të vitit 579 të kalendarit iranian, gjatë kthimit nga një pelegrinazh i kryer nga një familje dijetarësh, një fëmijë lindi në qytetin Tus në Iran. Babai i tij, Shejkh Vaxhih al-Din Muhamed ibn Hassan, një dijetar i shquar në qytetin Kum, e emëroi këtë foshnje me emrin "Muhamed" nga respekti për Kur’anin e shenjtë; i njëjti emër që më vonë do të shënohej në histori me epitetin "Nasir al-Din" dhe "Ustad al-Bashar". Muhamedi i ri filloi arsimimin e tij me të atin dhe më pas mësoi matematikë dhe logjikën nga xhaxhai i tij, Nur al-Din Shi'i. Më vonë, Nasir al-Din Abdullah ibn Hamza e veshi atë me rrobat e dijetarëve fetarë dhe i dha epitetin "Nasir al-Din". Por etja e tij për dije e çoi atë nga Tusi në qytetet Nishapur, Rej, Kum, Isfahan të Iranit dhe më pas në Mosul dhe Bagdad në Irakun e sotshëm; një udhëtim shkencor që e bëri atë një dijetar të gjithanshëm.

Shpëtimi i shkencës nga stuhia e barbarizmit mongol

Me sulmet e mongolëve, paqja u zhduk nga Irani. Khaxhe Nasir el-Din, i cili gjatë këtij kaosi ishte strehuar në fortesat ismailite Alamut në Iran, u burgos për 26 vjet; por edhe në burg, ai nuk e la lapsin dhe vazhdoi të shkruante vepra shkencore. Me fillimin e sulmeve të Hulagu Khan ndaj fortesës Alamut në Iran, fati ndryshoi. Khaxhe Nasir, me strategjinë dhe negociatat e tij, e detyroi sundimtarin e fortesës të dorëzohej. Ky vendim jo vetëm që shpëtoi jetën e mijëra njerëzve, por shpëtoi edhe bibliotekën e madhe që ndodhej në kështjellën Alamut nga shkatërrimi i sigurt. Ai më pas u emërua në pozitëm e ministrit dhe këshilltarit të Hulagu Khan. Por, siç thot Imam Khomejni (ra): "Khaxhe Nasir, i cili u emërua në këtë pozitë, nuk shkoi për të shërbyer si vezir; ai shkoi për t'i edukuar mongolët me virtyte njerëzore”. Me ndikimin e tij, ai kontrolloi natyrën e dhunshme të mongolëve dhe e shndërroi kërcënimin e tyre në siguri për shumë rajone në atë kohë.

Arkitekti i Dijes, nga Trigonometria te Etika

Nëse e shqyrtojmë më nga afër, Khaxhe Nasir al-Din Tusi nuk ishte vetëm një filozof apo astronom, por një "inxhinier i plotë"; një inxhinier me kuptimin e plotë të fjalës, që do të thotë ndërtim, qoftë në fushën e matematikës apo në fushën e ndërtimit njerëzor. Në historinë e inxhinierisë iraniane, pozita e tij është unike dhe ai kujtohjet si themeluesi i shkencës së inxhinierisë. Arritjet e tij shkencore janë provë e këtij pohimi.

Në matematikë, duke zhvilluar "trigometrinë" të pavarur nga gjeometria, ai themeloi një shkencë të re, librat e së cilës u mësuan në universitete në Evropë dhe Azi për shekuj me radhë.

Në astronomi, ai ndërtoi Observatorin Maragheh në Iran; jo një strukturë e thjeshtë, por një koleksion instrumentesh të sakta për observimin e qiellit dhe yjeve dhe një bibliotekë me më shumë se 400,000 vëllime, duke e bërë atë qendrën më të madhe shkencore në botë në atë kohë.

Në fushën e etikës, ai shkroi librin e pavdekshëm "Etika Nasiri", një shembull unik i mençurisë praktike që kombinoi filozofinë, shkencën dhe fenë për lumturinë njerëzore.

Dituria dhe njohuritë gjithëpërfshirëse të Khaxhe Nasiri ishin të tilla saqë studentët e tij, secili prej të cilëve ishte dijetar, i dhanë atij titullin "Mjeshtër i Njerëzimit". Studentë të tillë si Al-lame Hil-li, Kutb al-Din Shirazi, Ibn Maytham Bahrani, Ibn Futi dhe Sejid Rukn al-Din; janë emra që secili prej tyre krijoi një shtyllë të dijes islame.

Një emër mbi trupin e hënës

Vlerësimi i këtij gjeniu iranian nuk u kufizua vetëm në Tokë. Shkencëtarët perëndimorë gjithashtu e njohën vlerën e tij; francezët përkthyen librin e tij mbi trigonometrinë në shekullin e 16-të, dhe sot një nga krateret e impaktit me diametër 60 kilometra mbi sipërfaqen e hënës quhet "Nasireddin". Në vitin 1979, asteroidi numër 10269 u emërua "Tusi" në nderim të këtij shkencëtari të madh iranian.

Data 5 esfand në kalendarin iranian (24 shkurt) kujton të vërtetën se inxhinieria, para se të jetë ndërtim i strukturave, është ndërtimi i së nesërmes. Khaxhe Nasir al-Din Tusi ishte një simbol i racionalitetit i cili, në mes të kaosit dhe luftës së shkaktuar nga mongolët, ndërtoi të ardhmen e shkencës dhe gdhendi emrin e tij në mbetjet e historisë dhe të hënës.