Larixhani: Irani përkundër Amerikës, i gatshëm për luftë afatgjate
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i176322-larixhani_irani_përkundër_amerikës_i_gatshëm_për_luftë_afatgjate
ParsToday – Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit duke theksuar në këtë se Irani nuk ishte fillues i luftës dhe forcat e armatosura të Iranit përveçse në vetëmbrojtje, nuk kanë kryer asnjë sulm, ka shkruar: “Irani përkundër Amerikës, është i përgatitur për luftë afatgjate”.
(last modified 2026-03-02T18:24:33+00:00 )
Mars 02, 2026 19:22 Europe/Tirane
  • Larixhani: Irani përkundër Amerikës, i gatshëm për luftë afatgjate

ParsToday – Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit duke theksuar në këtë se Irani nuk ishte fillues i luftës dhe forcat e armatosura të Iranit përveçse në vetëmbrojtje, nuk kanë kryer asnjë sulm, ka shkruar: “Irani përkundër Amerikës, është i përgatitur për luftë afatgjate”.

Sipas ParsToday duke cituar IRNA-në, Ali Larixhani të hënën pasdite ka shkruar në llogarinë e tij në rrjetin social X: “Ashtu siç ka ndodhur në 300 vitet e kaluara, Irani nuk ishte fillues i luftës  dhe forcat e armatosura të Iranit përveçse në vetëmbrojtje, nuk kanë kryer asnjë sulm tjetër, ne pa marrë parasysh çmimet, në mënyrë të vendosur dhe të prerë do të mbrojmë veten dhe civilizimin tonë 6 mijë vjeçar”.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit në këtë mesazh ka shtuar: “Ne do t’i bëjmë armiqtë të pendohen për këtë llogaritje të gabuar. Irani është i përgatitur për një luftë afatgjate, përkundër Amerikës”.