Araghchi: “Irani ka befasi të shumta në thesarët e tij”
-
Sejed Abas Araghchi, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit.
ParsToday – Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi: “Republika Islamike e Iranit është plotësisht e gatshme për t’u përballur me çfarëdo komploti të armiqve. Edhe ne kemi befasira të shumta në thesaret tona”.
Sipas ParsToday, Sejed Abas Araghchi, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, të hënën në mbrëmje në llogarinë e tij në X, ka shkruar: “Irani është plotësisht i gatshëm të përballet me çfarëdo lloj komploti, edhe ne kemi befasira të shumta në thesaret tona”.
Ai shtoi: “Vlen të theksohet se tani kanë kaluar 9 ditë nga fillimi i luftës në kohën kur çmimi i naftës është rritur dyfish dhe si rezultat i tij shumë shpejt po rriten edhe çmimet e të gjitha mallrave të tjera. Ne e dijmë se Shtetet e Bashkuara të Ameriukës janë duke planifikuar komplote dhe sulme kundër objekteve industriale të naftës dhe objekteve tona bërthamore, me këtë shpresë që të vendosin nën kontroll rritjen e madhe të inflacionit. Irani është plotësisht i gatshëm”.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip