Irani letër Këshillit të Sigurimit për të dënuar vrasjen e diplomatëve iranianë
-
Irani letër Këshillit të Sigurimit për të dënuar vrasjen e diplomatëve iranianë
ParsToday – Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB pas sulmit terrorist izraelit ndaj katër diplomatëve iranianë dhe vrasjen e tyre, i ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm, kryetarit të Këshillit të Sigurimit dhe kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB dhe ka kërkuar t’i zbatojnë përgjegjësitë e tyre për dënimin e autorëve të këtij krimi.
Amir Saeed Irevani, ambasador dhe përfaqësues i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB, sot (të martën me 10 mars) i ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të OKB, kryetarit të Këshillit të Sigurimit dhe kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB në lidhje me vrasjen e katës diplomatëve iranianë nga regjimi pushtues izraelit në Liban.
Në këtë letër ndër të tjera thuhet: “Në orët e para të ditës së diele me 8 mars 2026, regjimi i Izraelit ka kryer një sulm terrorist ndaj vendeve dhe punonjësve diplomatik të Republikës Islamike të Iranit në Liban, dhe me keqardhje dhe pikëllim të thellë dhe shqetësim të madh, iu njoftojmë juve dhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit se në këtë sulm frikacakt dhe terrorist janë vrarë katër diplomatë iranianë në Bejrut.
Në orët e para të ditës së diele të datës 8 mars 2026, regjimi i Izraelit ka kryer një sulme terrorist të qëllimshëm kundër hotel “Ramada” në Bejrut ku si pasojë të tij janë vrarë katër diplomatë të Republikës Islamike të Iranit emrat e të cilëve janë si më poshtë:
1 . Z. Majid Hasani Kandsar (sekretari i dytë)
2 . Z. Alireza Biazar (sekretar i tretë)
3 . Z. Husejn Ahmedlu (atashe)
4 . Z. Ahmed Rasouli (përgjegjës i misionit)
Ky krime i tmerrshëm terrorist është kryer pas kërcënimeve të hapura të regjimit të Izraelit. Me datë 3 mars 2026, zëdhënësi zyrtar i ushtrisë së regjimit sionist në mënyrë të hapur ka kërcënuar se do të sulmojë përfaqësuesit zyrtar të Republikës Islamike të Iranit në Liban. Në reagim ndaj këtij kërcënimi të hapur dhe me qëllim të garantimit të sigurisë së tyre, diplomatët iranianë në mënyrë të përkohshme nga rezidenca e tyre zyrtare janë transferuar në hotel “Ramada”. Ambasada e Republikës Islamike të Iranit për këtë transferim e ka informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Libanit në kuadër të përgjegjësisë së Qeverisë mikëpritës në bazë të Konventës së Vjenës në lidhje me marrëdhëniet diplomatike të miratuar në vitin 1961, dhe ky transferim është bërë plotësisht në koordinim me autoritetet e Libanit.
Vrasja e qëllimshme e katër diplomatëve iranianë në kohën kur shërbenin sy përfaqësues zyrtarë të një shteti anëtarë i pavarur në territorin e një shteti tjetër të pavarur, është një veprim barbar dhe terrorist dhe shkelje serioze e të ligjeve ndërkombëtare. Një krim i tillë i tmerrshëm është shkelje e hapur e Kartës së OKB duke përfshirë parimin themelor për ndalimin e përdorimit të forcës, gjithashtu është shkelje e hapur e Konventës së Vjenës në lidhje me marrëdhëniet diplomatike të miratur në vitin 1961 dhe shkelje e Konventës për Ndalimin dhe Ndëshkimin e Krimeve kundër Personave të Mbrojtur Ndërkombëtarisht duke përfshirë misionet diplomatike, miratuar në vitin 1973. Të dy këto dokumente në mënyrë të qartë theksojnë imunitetin dhe mbrojtjen e përfaqësuesve dhe misioneve diplomatike. Mbrojtja e personave që janë nën mbrojtjen ndërkombëtare duke përfshirë diplomatët, është një zotim i padiskutueshëm dhe absolut në ligjet ndërkombëtare.
Republika Islamike e Iranit e dënonë në mënyrën më të ashpër këtë krim të tmerrshëm dhe terrorist ndaj diplomatëve të saj dhe thekson se një shkelje e tillë në mënyrë të hapur e ligjeve ndërkombëtare nuk mund të mbetet pa ndëshkim. Të gjithë autorët e këtij verprimi kriminal duhet të njihen përgjegjës në mënyrë të plotë dhe t’i dorëzohen para autoriteteve të drejtësisë”, - thuhet ndër të tjera në letrën e Iranit drejtuar autoriteteve më të larta të OKB-së.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip