Forcat iraniane rrëzojnë pesë dronë sulmues amerikano-sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i176602-forcat_iraniane_rrëzojnë_pesë_dronë_sulmues_amerikano_sioniste
ParsToday – Forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit kanë njoftuar për rrëzimin e pesë dronëve sulmues amerikano-sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 14, 2026 06:07 Europe/Tirane
  • Forcat iraniane rrëzojnë pesë dronë sulmues amerikano-sioniste
    Forcat iraniane rrëzojnë pesë dronë sulmues amerikano-sioniste

ParsToday – Forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit kanë njoftuar për rrëzimin e pesë dronëve sulmues amerikano-sionist.

Sipas ParsToday, Zyra për marrëdhënie me publikun e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit në komunikatën nr. 39 në lidhje me operacionin Premtimi i Vërtetë 4, ka njoftuar: “5 dronë sulmues dhe të armatosur të regjimit sionist dhe të ushtrisë agresore amerikane janë rrëzuar të premten nga forcat kundërajrore të Iranit”.

Në këtë kuadër është rrëzuar një dron i sofistikuar “Orbiter 4” në qytetin Tabriz, dy dronë Hermes në qytetin Andimeshk dhe në rrethinën e Teheranit, si dhe dy dronë MQ9 në qytetet Firuze Abad dhe Bandarabas.

Vlen të theksohet se që nga fillimi i agresionit ushtarak amerikano-sionist kundër Iranit, forcat kundërajrore të Iranit kanë rrëzuar 114 dronë sulmues të llojeve të ndryshme, të spoiunazhit, luftarakë dhe sulmues.

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip