Martirizohet komandanti i forcave vullnetare “Basixh” të Iranit
-
Gholamreza Solejmani, komandanti i forcës vullnetare “Basixh” të Iranit.
ParsToday – Zyra për marrëdhënie publike e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit në një komunikatë për medja, ka njoftuar për vrasjen dhe martirizimin e gjeneral Gholamreza Solejmani, komandant i organizatës së forcës vullnetare popullore “Basixh” si pasojë i një sulmi terrorist të armikut amerikano-sionist.
Sipas ParsToday, zyra për marrëdhënie me publikun e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit në këtë komunikatë publike, ka njoftuar vrasjen dhe martirizimin e gjeneral Gholamreza Solejmani, komandantin e organizatës së forcës vullnetare popullore “Basixh” në sulmin terrorist amerikano-sionist dhe i ka shprehur ngushëllime dhe përgëzime familjes së tij dhe popullit iranian për martirizimin e këtij veprimtari të shquar”.
Sipas kësaj komunikate, gjeneral Gholemreza Solejmani përgjatë viteve më radhë ka shërbyer në fusha të ndryshme që nga lufta imponuese 8 vjeçare Iran-Irak dhe më pas ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në krye të organizatës së forcave vullnetare popullore “Basixh” duke drejtuar shumë projekte për të ndihmuar në zhvillimin e vendit dhe në zhdukjen e varfërisë.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip