Pezeshkian konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës së Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i176740-pezeshkian_konfirmon_vrasjen_e_ministrit_të_inteligjencës_së_iranit
ParsToday – Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministrit të Inteligjencës së Iranit, dhe i ka shprehur ngushëllime popullit iranian për martirizimin e këttij anëtari të kabinetit të tij qeveritar.
(last modified 2026-03-19T12:03:52+00:00 )
Mars 18, 2026 21:49 Europe/Tirane
  • Ismail Khatib, ministri i Inteligjencës së Iranit.
    Ismail Khatib, ministri i Inteligjencës së Iranit.

ParsToday – Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministrit të Inteligjencës së Iranit, dhe i ka shprehur ngushëllime popullit iranian për martirizimin e këttij anëtari të kabinetit të tij qeveritar.

Sipas ParsToday, Masoud Pezeshkian, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën me anë të një mesazhi në llogarinë e tij në rrjetin social X, ka shkruar: “Trrori dhe vrasja e pabesë e kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të mi si Ismail Khatib, ministri i Inteligjencës, Ali Larixhani, sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, si dhe Aziz Nasirzade, ministrit të Mbrojtjes, së bashku me disa anëtarë të familjes dhe ekipit shoqërues të tyre, na ka zhytur në pikëllim të thellë”.

Pezeshkian ka shtuar: “Martirizimi i dy anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe sekretarit të Këshillit për Siguri Kombëtare të Iranit si dhe ushtarakë e forca të tjera është pikëllim për të gjithë neve dhe me këtë rast po i shprehu ngushëllime kombit të madh të Iranit Islamik. Jam i sigurt se do të vazhdojmë rrugën martirëve tanë”.

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip