Ministria e Jashte e Iranit: Nuk kemi pasur negociata me Amerikën
-
Ministria e Jashte e Iranit: Nuk kemi pasur negociata me Amerikën
ParsToday – Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka hedhur poshtë çfarëdo spekulimi në lidhje me çfarëdo negociata me Amerikën në 24 orët e kaluara të luftës imponuese dhe ka theksuar se qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit nuk kanë ndryshuar aspak rreth Ngushticës së Hormuzit dhe kushteve për përfundimin e luftës.
Sipas ParsToday, Esmail Baghaei, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në reagim ndaj spekulimeve të presidentit amerikan në lidhje me bisedime me Iranin dhe tërheqjes së tij nga kërcënimet e mëparshme, ka theksuar: “Gjatë disa ditëve të kaluara kemi marrë disa mesazhe nga disa vende mike për kërkesën e Amerikës për t’i dhënë fund luftës, të cilave u kemi përgjigjur sipas kushteve të nevojshme dhe në bazë të qëndrimeve parimore të Iranit. Në këto përgjigje janë përfshirë paralajmërimet e nevojshme në lidhje me pasojat e çfarëdo lloj sulmi ndaj infrastrukturave jetike të Iranit dhe kemi theksuar se çfarëdo lloji sulmi në këtë drejtim do të përballet me kundërpërgjigje të prerë, të shpejtë dhe shumë më shumë efikase nga forcat e armatosura të Iranit”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit gjithashtu ka hedhur poshtë spekulimet për çfarëdo lloj bisedime me Amerikën në 24 orët e kaluara të luftës imponuese dhe ka theksuar: “Qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit në lidhje me Ngushticën e Hormuzit dhe kushtet e përfundimit të luftës imponuese nuk kanë ndryshuar”.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip