Araghchi: Sulmi në shkollën “Shaxhare Tajjiba” në Minab ishte i qëllimshëm
-
Sejed Abbas Araghchi, ministër i Punëve të Jashtme të Iranit
ParsToday - Ministri i Jashtëm i Iranit tha në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së: “Sulmi ndaj Shkollës Fillore “Shaxhare Tajjiba” në qytetin Minab ishte një akt i paracaktuar dhe deklaratat kontradiktore të SHBA-së nuk mund t'i shfajësojnë autorët e këtij sulmi kriminal nga përgjegjësia”.
Sipas ParsToday, ministri i Jashtëm iranian Sejed Abbas Araghchi foli në një takim urgjent të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së mbi mbrojtjen e fëmijëve dhe institucioneve arsimore; i cili u mbajt për të hetuar sulmin terrorist nga agresorët amerikanë në shkollën “Shaxhare Tajjiba” në qytetin Minab në jug të Iranit.
Ai në fjalimin që e mbajti me anë të video-konferencës, deklaroi: "Irani sot është në mes të një lufte të paligjshme të imponuar nga dy regjime të armatosura me armë bërthamore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli. Kjo luftë agresioni është qartësisht e pajustifikuar dhe jashtëzakonisht mizore dhe e paligjshme”.
Araghchi theksoi: "Ata e nisën këtë agresion ushtarak më 28 shkurt, ndërsa Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të angazhuara në një proces diplomatik për të zgjidhur shqetësimet e supozuara të SHBA-ve në lidhje me programin bërthamor të Iranit. Për herë të dytë në nëntë muaj, ata tradhtuan diplomacinë duke prishur dhe duke shkatërruar tryezën e negociatave”.
Araghchi deklaroi: "Ndër manifestimet më të tmerrshme të këtij agresioni ishte sulmi i llogaritur dhe fazë pas faze në shkollën fillore "Shaxhare Tajjiba" në qytetin Minab në Iranin jugor, ku më shumë se njëqind e shtatëdhjetë e pesë nxënës dhe mësues u vranë dhe u masakruan në një mënyrë krejtësisht të qëllimshme dhe brutale”.
Araghchi theksoi: “Ky sulm brutal është vetëm maja e dukshme e një ajsbergu shumë më të madh; një ajsberg që fsheh mizori shumë më të këqija nën sipërfaqen e tij, duke përfshirë normalizimin e shkeljeve më të tmerrshme të të drejtave të njeriut dhe të ligjit humanitar, si dhe guximin për të kryer krime të tmerrshme në një atmosferë pandëshkueshmërie të plotë”.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip