Presidenti iranian shpreh mirënjohje për qeverinë dhe popullin e Afrikës së Jugut
-
Masoud Pezeshkian, President i Iranit
ParsToday - Presidenti i Iranit falënderoi qeverinë dhe popullin e Afrikës së Jugut për shprehjen e solidaritetit me kombin iranian.
Sipas ParsToday, duke cituar IRNA-n, presidenti iranian Masoud Pezeshkian në një mesazh shprehu mirënjohjen e tij Republikës së Afrikës së Jugut për shprehjen e solidaritetit me kombin iranian.
Në një mesazh drejtuar presidentit të Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa, Masoud Pezeshkian uroi qeverinë dhe popullin e Afrikës së Jugut me rastin e përvjetorit të pavarësisë së këtij vendi. Ai shprehu shpresën se: “Në dritën e përpjekjeve të përbashkëta, Republika Islamike e Iranit dhe Republika e Afrikës së Jugut do të ecin drejt krijimit të një bote të lirë nga diskriminimi, lufta, kolonializmi dhe hegjemonizmi i huaj”.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip